Mourinho përfundimisht zgjedh mes Messit dhe Ronaldos
Jose Mourinho është deklaruar edhe njëherë rreth pytjes se cili është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
Ashtu si shumë futbollistë, trajnerë dhe ekspertë para tij, menaxheri portugez u përball me të njëjtën pyetje të vështirë kur erdhi në zgjedhjen midis dy fituesve të Topit të Artë, shkruan Periskopi.

”Mendoj se është e padrejtë për të dy ata kur dikush thotë se njëri është më i mirë se tjetri”, tha ai për beIN SPORTS.
”Unë mendoj se ata janë vetëm të ndryshëm”.
“E vetmja gjë që unë mund të them është se kur unë e kisha Ronaldon në ekipin tim isha një njeri shumë i lumtur”.
”Dhe kur duhej të luaja kundër Messit më duhej të mendoja shumë për të provuar dhe për të ndihmuar ekipin tim që të ketë shanse për sukses”, deklaroi Mourinho, i cili la pa përgjigje konkrete gazetarin e beIN. /Periskopi



