Mourinho peshkon në Chelsea, transferon superyllin e tyre (Foto)
Manchester United është në kërkim të një mesfushori sulmues për sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka bërë një listë prej disa emrave që mund të transferohen në Old Trafford.
Njëri prej tyre që po lidhet me një kalim te ‘djajtë e kuq’ është edhe ish lojtari i portugezit, anëtari i Chelsea, braziliani Willan.
Sipas The Sun Mourinho është i gatshëm të ofrojë 35 milionë funte për anësorin brazilian.
Willian në këtë sezon ka humbur vendin e tij titullar në formacionin e Chelseat, pasi Conte i ka besuar më shumë spanjollit Pedro Rodriguez. /Periskopi/



