Mourinho premton dy transferime të mëdha

Mourinho premton dy transferime të mëdha

Trajneri portugez i Manchester Unitedit e vlerëson pozitiv ecurinë e skuadrës së tij, duke marrë parasysh organikën e skuadrës, për të cilën beson që ka nevojë edhe për disa prurje.

Sipas ‘Special One’, drejtuesit e klubit do ta shfrytëzojnë afatin kalimtar veror për të sjell dy apo tre futbollistë me emër, për të përmirësuar nivelin e skuadrës.

“Mendoj se me këtë grup të lojtarëve, skuadra qe kemi dhe vështirësitë që kemi pasur gjatë sezonit, mendoj se jemi më shumë se mirë”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports.

Mourinho besohet se është në kontakt me Neymar

 

“Unë mendoj se ne do të jemi gati në korrik për të hapur derën për dy ose tre lojtarë të mirë për të na ndihmuar për të përmirësuar nivelin tonë”, përcjell Telegrafi.

“Shtytje tjetër është dritarja e ardhshme e transferimit. Ne nuk e shfrytëzuam atë në dimër dhe ne padyshim do të përdorim atë në verës dhe besojmë në lojtarët që kemi”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, emrat më të përfolur për tu transferuar nga ‘Djajtë e Kuq’ janë Antoine Griemzann i Atletico Madridit, Frank Kessie i Atalantas, mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, Kylian Mbappe i Monacos dhe Giangluigi Donnarumma, portieri i Milanit.

Shpërndaje në: