Mourinho: Rooney nuk është i lumtur
Portugezi thotë se anglezi është i pakënaqur kur është në bankën rezervë dhe nuk luan rregullisht.
Mirëpo, ai poashtu thotë se Rooney nuk po largohet nga skuadra e madhe angleze.
“Ai nuk po shkon askund. Ne e pëlqejmë atë”, deklaroi Mourinho.
“Ai nuk është i lumtur në ndeshjet e fundit për shkak se ishte në stol, por unë mendoj se ai është edhe më i brengosur kur nuk është fare në stol, kur ai vuan nga një dëmtim”. /Periskopi.com



