Mourinho shpërthen pas fitorës së Unitedit, godet legjendën e klubit

Mourinho shpërthen pas fitorës së Unitedit, godet legjendën e klubit

Jose Mourinho ka ‘shpërthyer’ me deklaratat e tij pas fitores së fundit të Manchester United.

Manchester United arriti të rikthehet te fitorja pas tri barazimeve rresht në Premierligë, duke fituar si mysafir i Evertonit, raporton Insajderi

Ekipi i Jose Mourinhos e nisi vitin me fitore, duke e mposhtur 2:0 Evertonin në ‘Goodison Park’, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

Tekniku portugez pas ndeshjes tha se ishte i kënaqur me fitoren, dhe se nuk e di nëse klubi do të bëjë përforcime të reja në janar.

“Djemtë e merituan fitoren sot. Barazimet tona në ndeshjet e fundit nuk ishin paraqitje të dobëta. Çdo gjë sot ishte në nivel të lartë. Ne luajtëm shumë mirë”, tha Mourinho për Sky Sports

“Nuk e di nëse do të bëjmë transferime, sinqerisht nuk e di. A do ta përforcojmë ekipin tani apo do të presim në verë? ËShtë diçka për të cilën nuk mund të flas”, shtoi portugezi.

Mourinho gjithashtu thumboi legjendën e klubit, Paul Scholes, i cili kishte kritikuar portugezin për paraqitjet e fundit të ekipit.

“Nëse Paul [Scholes] dëshiron të bëhet trajner shpresoj se është 25% i suksesshëm sa unë. 25% nga 25 tituj i bie 6, që është arritje fenomenale”, deklaroi Mourinho.

“Nuk është faji i Paul [Pogbas] që ai ka fituar më shumë para se sa Scholes. Thjesht ky është futbolli tani”, përfundoi portugezi.

 

Shpërndaje në: