Mourinho: Taylor do të ketë vështirë të kontrollojë derbin
Fansat e Liverpool dhe shumë analist të fubtollit e kanë kritikuar këtë vendim për shkak se gjyqtari Taylor jeton vetëm 6 kilometra larg Old Trafford.
Mourinho në konferencën para ndeshjes ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se do të jetë shumë vështirë për gjyqtarin Taylor.
“Taylor është një gjyqtar shumë i mirë por mendoj se dikush me qëllim e ka caktuar sa që e ka futur në një presion shumë të madh që vështirë do të jep më të miren në ndeshje”, tha Mourinho.
Mourinho ishte i kujdeshëm në konferencë pasi disa herë në të kaluarën ishte dënuar nga federata për deklaratat e tij.
Liverpool-Manchester United do të luhet të hënën nga ora 21:00 në Anfield Road. /Periskopi.com



