Mourinho: Transferimi i Ronaldos te Juventusi shenjë pozitive për futbollin italian
Jose Mourinho beson se ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi është fantastike për futbollin italian
Ylli portugez nënshkroi kontratë katëvjeçare me kampionin e Serie A, shkruan Periskopi.
“Kalimi i Ronaldos te Juventusi është gjë e mirë për futbollin italian,” ka thënë Mourinho.
“Juventusi ka qenë duke dominuar për vite në Itali dhe tani do ta ketë edhe më të lehtë me një lojtar si Ronaldo.
“Por unë mendoj që ky do jetë edhe motivim shtesë për kundërshtarët.
“Ndoshta superioriteti i Juventusit mund t’ia jap një shtytje skuadrave si Milan, Roma, Inter dhe Napoli,”. /Periskopi/



