Mourinho tregon pse Rooney nuk është në formë
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka treguar arsyen e tij, pse sulmuesi Wayne Rooney nuk është në formën e duhur.
Portugezi beson se në rënien e formës së anglezit ka ndikuar presioni i tifozëve për paraqitjet e 30-vjeçarit me Kombataren angleze.
“Mendoj se ka qenë një tjetër Wayne para ndeshjes ndaj Sllovakisë dhe një tjetër pas asaj ndeshje. Unë nuk jam duke fajësuar Sam Allardyce, jo për gjithçka”, deklaroi Mourinho.
“Unë jam duke fajësuar njerëzit që pas ndeshjes së Anglisë ndaj Sllovakisë u treguan të ashpër ndaj dikujt që është shumë i rëndësishëm për historinë e futbollit anglez. Ai është kapiten i Anglisë dhe është dëshmi e golave”, përfundoi portugezi. /Periskopi.com



