Mourinho tregon se çka i duhet Pogbas

Mourinho tregon se çka i duhet Pogbas

Francezi shënoi mbrëmë dy gola në ndeshjen ndaj Fenerbahces në Europa Ligë, ndeshje të cilën United e fitoi 4:1.

Mourinho beson se 23-vjeçarit i duhet kohë për t’u dëshmuar.

“Dy ditë më parë, Pogba ishte lojtari më i keq në Premier Ligë dhe 48 orë më vonë ai është fenomenal”, deklaroi Mourinho.

“Atij i duhet kohë. Isha në itali, e njoh futbollin italian. Të jesh në Itali për katër apo pesë vjet dhe të kthehesh këtu nuk është e lehtë për shkak të intensitetit”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: