Mourinho u bë ‘milioner’ pasi u shkarkua nga United
Jose Mourinho mund të ketë humbur punën e tij dhe ka humbur deri diku reputacionin kur ai u shkarkua nga Manchester United në fund të vitit të kaluar, por llogaritë e klubit kanë zbuluar se ai mori një shumë të majme parash.
Në dhjetor Mourinho u shkarkua pas humbjes 3-1 në Anfield, por gjërat kanë ardhur në vijë pasi u emërua trajner Ole Gunnar Solksjaer.
Futbolli, rezultatet dhe atmosfera janë përmirësuar shumë që kur erdhi norvegjezi në stol dhe tani është i preferuar për rolin e tij në mënyrë të përhershme në verë, shkruan Periskopi.

Sot, United publikoi listën e llogarive dhe aty u pa që Jose Mourinho përfitoi 19.6 milionë funte nga shkarkimi, bashkë me gjashtë anëtarët e tjerë të stafit.
Që kur portugezi u shkarkua, ‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit, pa llogaritur humbjen nga PSG. /Periskopi/



