Mourinho: Unitedi në pozitën më të keqe të mundshme

Mourinho: Unitedi në pozitën më të keqe të mundshme

Jose Mourinho ndjen se ekipi i tij Manchester United është në një pozicion shumë të keq për shkak të pjesëmarrjes në Europa Ligë.

‘Djajtë e Kuq’ tani do të kenë ndeshje edhe të enjteve, dhe koha e vogël për të pushuar e shqetëson portugezin, transmeton Koha.net.

“Premier Liga nuk të bën favore. Ne do të luajmë të enjteve, por nuk mendoj se ata më pas do të na vendosin ndeshjet e Premier Ligës për të hënën. Ata do të na vendosin ndeshjet për të dielën, ndoshta në ora 12. Prandaj jemi në pozitën më të keqe të mundshme. Kjo është më e keqja nëse dëshironi të luftoni për Premier Ligë”, ka thënë Mourinho për The Sun.

Ai më tutje ka thënë se është më lehtë të luash në Ligën e Kampionëve, ose në pozicionin që Liverpooli ishte dy vjet më parë, dhe Chelsea që do të jetë pa garë Evropiane.

Shpërndaje në: