Mourinho vazhdon luftën me klubin: Nuk po kërkoj shumë, vetëm edhe një transferim
Jose Mourinho kërkon nga klubi që ta sjellë në ‘Old Trafford’ të paktën edhe një lojtar
Manchester United kishte paraqitje të tmerrshme në përgatitjet parasezonale me trajnerin portugez që haptas kritikoi skuadrën e tij, transmeton Periskopi.
I pyetur nëse ai ishte i sigurtë për nënshkrimin e dy lojtarëve para se të mbyllet afati kalimtar sezonit, Mourinho i tha BEIN SPORT: “Jo. Unë jam i bindur se do të marr një.
“Unë mendoj se në çdo vit ndodhe e njejta gjë në klub, me trajnerin që gjithmonë kërkon më shumë. Por vendimet e klubit janë ndryshe. Nëse unë nënshkruaj me një lojtar deri në përfundim të merkatos do të jetë mirë,” ka përfunduar ‘Special One’.
Dëshira e Mourinho është Ivan Perisic. /Periskopi/



