Mourinho viktimizohet pas humbjes: Nuk mposhtet Juventusi me këta lojtarë
Jose Mourinho ka pohuar se Man Unitedi ka nevojë t’i transferojë lojtarët më të mirë në botë nëse dëshiron ta mposhtë Juventusin apo pretendetët tjerë për Champions League.
”Djajtë e Kuq” e mirëpritën Cristiano Ronaldon në ”Old Trafford” mbrëmjen e kaluar, por u mposhtën në shtëpi nga gjiganti i Serie A-s.
Goli i vetëm i Paulo Dybalas në fillim të pjesës së parë ishte ”fatal” për Man Unitedin, që për herë të parë pas 13 vitesh është pa fitore në dy ndeshje rresht në shtëpi në Champions League.
Që prej ardhjes së tij në klubin nga Mançesteri, Mourinho ka shpenzuar mbi 350 milionë funte, por ai kërkon nga drejtuesit edhe më shumë buxhet



