Mourinho xheloz: Nuk beson që Solskjaeri do ta këndell Manchester Unitedin
13 nga 16 ndeshjet e fundit të fituara që nga koha kur e mori drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ nga trajneri portugez, Jose Mourinho.
Ky i fundit e kishte bërë më të dobët përmes ‘taktikave’ të tij thuaj çdo lojtar të Manchester United. Sanchez kishte dështuar. Lukaku kishte dështuar. Rashford nuk po dhezte aq sa me Van Gaal. Pogba ishte një dështim gjigant. Lindelof kishte dështuar. Bailly po ashtu. Dhe i vetmi që mori shkëlqim ishte portieri spanjoll David De Gea – mbase duke qenë se Mourinho nuk mund t’ia ndërronte pozitën, duke i dhënë detyra edhe më defanzive [De Gea është portier].
Që nga ardhja e Solskjaer, Pogba ka shkëlqyer, ashtu siç kanë shënuar rritje të qartë forme të gjithë lojtarët e tjerë që vuanin në Mourinho.
E megjithatë, portugezi e konteston arritjen e norvegjezit.
Ai krahasoi Solskjaerin me të sapoemëruarin në postin e Fulhamit, Scott Parkerin. Ai tha se situata ndryshon menjëherë pas largimit të trajnerit, por jo në afat të gjatë kohe.



