Mozaiku spektakolar që do shfaqet në Camp Nou: ”Ne e ngjyrosim futbollin”

Mozaiku spektakolar që do shfaqet në Camp Nou: ”Ne e ngjyrosim futbollin”

Mozaiku spektakolar do të paraqitet me sloganin: ”Ne e ngjyrosim futbollin”, derisa tribunat mbrapa portës do t’i shfaqin ngjyrat e Senyeras.

Pak minuta para se të startojë ”El Clasico” e së dielës, tifozët do të mbajnë 90 mijë flamura të kuq, kaltërt dhe të verdhë – nga lart e poshtë tribunave.

Ndërsa, mozaiku do të pozicionohet në stadium në mëngjesin e së shtunës, kështu që gjithçka do të jetë gati pas 24 orësh.

”Ne e ngjyrosim futbollin”

Mozaiku do ta paraqesë sloganin e lartëcekur, në një banerë të verdhë e të madh, derisa Gol Sud e Nord do t’i paraqesin ngjyrat e regjionit Senyra me flamuj.

Organizatorët janë duke shpresuar që moti të jetë i favorshëm, pavarsisht se parashikimi për fundjavë është për shira dhe temeperatura të ulëta.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Barcelonës krijojnë diçka kaq spektakolare, pasi edhe në ndeshjet e kaluara kanë provuar diçka të tillë./Periskopi/

Shpërndaje në: