Mozzik: Më kanë vjedhur në shtëpi në vlerë 700 mijë euro dhe nuk është marrë askush me këtë, kam gjetur edhe tre GPS në makinat e mia

Mozzik: Më kanë vjedhur në shtëpi në vlerë 700 mijë euro dhe nuk është marrë askush me këtë, kam gjetur edhe tre GPS në makinat e mia

Pas postimeve të shumta që bëri mbrëmë, reperi i njohur Mozzik ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Ai deklaroi se historia e orës luksoze që u publikua ditët e fundit ishte e skenuar dhe se sipas tij, e gjithë kjo çështje kishte karakter personal. Madje, Mozzik akuzoi drejtpërdrejt Vetëvendosjen se po e godet qëllimisht.

Në reagimet e fundit, reperi e ka lidhur këtë situatë me një rast të rëndë që i kishte ndodhur më herët, kur në tetor para dy viteve shtëpia e tij u grabit nga hajdutë, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar.

“Qe një fakt pse unë nuk mbaj gjëra me vlerë në shtet timin. Pasi u kap kjo temë. Mua në tetor më bëhen dy vite që më kanë vjedhur hajnat në shtëpi me dëm afro 700 mijë euro armë me leje/ora origjinale/ e gjëra tjera. As edhe një qorapë nuk më është kthyer as as nuk është gjendur kurrë”, u shpreh ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Tutje tha: “Edhe pas vjedhjes i kam gjetur 3 GPS në makina të miat private. E askush askujt s’po ia ndjen për tatimpaguesin më të madh nga artistët shqiptarë. M’keni zhgënjyer po keni dalur bllof”.

Mozzik shtoi se ky rast, i mbetur pa zgjidhje edhe pas dy vitesh, e ka bërë të humbasë besimin tek institucionet dhe shteti.

Ai tha se ndonëse është një nga artistët shqiptarë që kontribuon më shumë si tatimpagues, ndjehet i lënë pas dore dhe i pambrojtur.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ja çka shkakton të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë në tualet

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në tualet është një zakon i përhapur, shpesh…

Deputetja britanike, Kearns: Populli i Kosovës meriton paqe, siguri dhe dinjitet

Deputetja britanike Alicia Kearns është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritës për mbështetjen ndaj paqes…

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë përfunduar ditën e parë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara…

Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë larg familjeve, padrejtësi e tmerrshme

Ish-diplomati amerikan Ëilliam Ëalker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke…

Karamuço: Rusët punësuan agjent në Gjykatën e Hagës, dy bjellorusë dhe një rus u ndaluan në Drenicë

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, me rastin e 18-vjetorit…

Vinicius provokon, fyhet në baza racore, ndërpritet ndeshja Benfica – Real

Goli i Vinicius Jr, ka ngjallur tensione në ndeshjen mes Benficas dhe Real Madridit. Sulmuesi…

Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga ortekët

Dy ortekë në Alpet Franceze lanë të vdekur tre njerëz dhe katër të tjerë pësuan…

Selimi nga Haga: Pres që gjyqtarët të mos ndikohen nga fjalët e prokurorëve, vizitat nuk mjaftojnë të çmallemi

Deputetja Shqipe Selimi, bashkëshorja e Rexhep Selimit, tha nga Haga se “Rexha mbahet i fortë…