Mozzik surprizohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit

Mozzik surprizohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit

Siç edhe e kemi potencuar disa herë, Mozzik, vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë për jetën e tij personale.

Reperi ferizajas është ndarë thuajse që një vit nga bashkëshortja e tij, Loredana, por dyshja komentohen vazhdimisht nga publiku.

Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”, ndërsa ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës profesionale e po ashtu edhe rreth asaj që dëshirojnë më shumë fansat – jetës personale.

Mes shumë spekulimeve, ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më me ish-partneren e tij dhe se çdo gjë mbetet në të kaluarën.

Krahas këtij njoftimi, i njëjti është surprizuar në mes të emisionit nga Lori dhe vajza e tyre, Hana.

Në videon e përgatitur për të, Hana i thotë Mozzikut “Të dua babi”, duke e emocionuar tejet shumë atë.

Ish-çifti i famshëm ruajnë akoma raporte të mira për shkak të vajzës që tanimë është njëvjeçare dhe jeton me të ëmën, reperen Zefi.

Pavarësisht ndarjes, Mozzikut dhe Loredanës i kanë mbetur disa projekte të përbashkëta përfshirë, “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet” dhe “Eiskalt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
ZRRE raporton në Komisionin për Ekonomi për tarifat e energjisë elektrike

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion i Kuvendit të Kosovës do të mbajë…

S’ka pagë të 13-të për minatorët dhe punonjësit e KEK-ut: Luksin e morën qeveritarët

Kryetari i Sindikatës së “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, derisa e ka quajtur të padrejtë mosndarjen e…

Qeveria shkel vendimin e saj, ndan pagë të 13-të për ish-deputetët

Ndarja e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik ka ngjallur reagime të…

OKB paralajmëron: Çmimet e ushqimeve rrezikojnë krizë për 5 milionë njerëz në vendet arabe

Një rritje prej 20% e çmimeve globale të ushqimeve mund të çojë në krizë ushqimore…

Horoskopi ditor, e premte 3 prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë…

Hegseth i kërkon gjeneralit më të lartë të Ushtrisë Amerikane të japë dorëheqjen

Sekretari i Luftës në SHBA, Pete Hegseth, i ka kërkuar Shefit të Shtabit të Ushtrisë,…

Mblidhet Qeveria – mbahet edhe seancë e jashtëzakonshme

Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore…

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se planifikonte të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimit…