Mposhten kampionët anglez, triumfojnë Sevilla
Pablo Sarabia shënoi golin e parë në ndeshje për Sevillën. Ai shënoi në minutën e 25-të, nëntë minuta pasi Joaquin Correa dështoi të kalonte Sevillën në epërsi nga penaltia.
Për 2 me 0, realizoi Correa në minutën e 62-të, ndërsa Jamie Vardy shënoi golin e vetëm për befasinë e vitit të shkuar në Angli.
Takimi i kthimit në Angli zhvillohet më 14 mars.



