Mposhtet KB Peja në FIBA Europe Cup
Skuadra vendase e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (21:15), përcjell Telegrafi.com
Në pjesëlojën e dytë, mysafirët shënuan katër pikë më shumë se nikoqirët (20:24) dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41-39.
Përsëri edhe në dhjetëminutëshin e tretë, vizitorët realizuan dy pikë më shumë (14:18) duke e mbyllur këtë fraksion me dy pikë epërsi.
Dhe gjithçka u vendos në çerekun e fundit kur skuadra mysafire i doli të ishte fituese (66-76).



