Mrekulli: Shoferi shpëton nga makina e garave që u rrotullua disa herë (Video)
Vetura që ishte pjesë e një gare në Shtetet e Bashkuara, nuk ia ka dalë ta zë kthesën dhe ka përfunduar në barë, duke u rrotulluar shtatë herë.
Filmimi i postuar më poshtë e tregon momentin kritik kur makina përplaset për toke, duke u shtypur rëndë në të gjitha anët.
Struktura e fortë, pajisjet përkatëse dhe mbrojtja e duhur, kanë bërë që shoferi të mos pësojë ndonjë lëndim.



