Muaji përrallor i Afërdita Dreshajt, shfaqet atraktive në bikini (Foto)
Ditë më parë, Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ceremonia e tyre luksoze ishte zhvilluar në Las Vegas, me miqtë dhe familjarët e dyshes, ku u argëtuan pafund, shkruan lajmi net.
E më pas, nuk mungoi as surpriza e Jakubit, i cili i kishte bërë një befasi ku si vend për muaj të mjaltit ka zgjedhur në një nga resortet më luksoze të Saint Lucias, në Karaibe.
Përmes imazheve të publikuara në Instagram, Dreshaj bën të ditur se është tejet e lumtur dhe po kalon çaste të paharruara pranë bashkëshortit.
Foto e fundit e hedhur në Instastory, e shfaq atë shumë seksi në një palë bikini ngjyrë rozë teksa bën lëvizje.
Modelja dhe këngëtarja Dreshaj tash e sa kohë është në lidhje me Kindl.




