Muharremaj viziton qëndrimin ditor për të moshuar në Suharekë: Ju meritoni përkujdesje dhe dinjitet
Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherit kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka njoftuar se ka vizituar qëndrimin ditor për të moshuar në këtë komunë.
Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ne flasim me vepra konkrete.
“Ishte qendra e parë e qëndrimit ditor për të moshuarit, e cila u ndërtua dhe hyri në funksion në mandatin e parë. Të tjera më pas u krijuan në mandatin e dytë. Edhe më tutje do të vazhdojmë të krijojmë shumë të tjera. Sepse ju meritoni përkujdesje dhe dinjitet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



