Muharremi: Ambasadori i Kosovës në Gjermani po manipulon me shifra, shërbimi diplomatik po instrumentalizohet
Njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi, i ka reaguar ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili pretendon se Kosova ka patur rritje ekonomike prej 8.51% gjatë një periudhe kohore të caktuar, nën qeverisjen e Kurtit.
Muharremi ka thënë se shërbimi diplomatik po përdoret, po instrumentalizohet për interesa të partisë, por që kredibiliteti i shtetit është më i rëndësishëm se kaq, dhe se postime të tilla që përmbajnë shifra të rreme, duhet të fshihen e të kërkohet falje për to.
E plotë:
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani duhet menjëherë me fshi këtë postim dhe me kërku falje. Ky është një FAKE NEËS, sepse Kosova nuk ka pasur rritje prej 8.51% gjatë vitit 2024, e as në ndonjë vit tjetër më herët.
Shërbimi diplomatik i Kosovës nuk duhet me u instrumentalizu dhe me u përdor nga qeveria për propagandë gjatë kohës së zgjedhjeve. Ambasadori duhet me pas kujdes dhe me i kontrollu e vërtetu të dhënat para se me i publiku, nëse dëshiron mos me shpërfaqë globalisht injorancën e ambasadës dhe shërbimit diplomatik të Kosovës.
Kredibiliteti i Kosovës dhe institucioneve publike është shumë më i rëndësishëm sesa fati i një partie politike në zgjedhje. Kjo është për keqardhje dhe konfirmon që shërbimi diplomatik po abuzohet dhe instrumentalizohet për qëllime politike në dëm të vendit dhe interesit publik.



