Muharremi: Gjasat më të mëdha, maksimale, për me shku në opozitë i ka Vetëvendosje
Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka trend të rënjes dhe gjasat janë të mëdha që kjo parti të shkojë në opozitë, shkruan Periskopi.
Tutje, Muharremi ka rënditur dështimet e VV dhe krizën që Kosova ka përjetuar nën qeverisjen e saj.
“-Gjatë qeverisjes 5 vjeçare kemi pasur rritje astronomike të çmimeve, ku standardi i jetesës dhe fuqia blerëse e kosovarit është gjunjëzuar;
-Kemi pasur bllokada dhe kriza më të dëmshme vitin e fundit, ku shumica absolute e qytetarëve e shohin LVV-në si fajtor dhe protagoniste;
-LVV është në trend rënieje apo korrigjimi dhe kjo është konfirmuar disa herë deri tani. Nga 50.2% në 42.3%, e pastaj 40% dhe 37% në matjet e fundit. Kushedi sa është sot, kur pakënaqësia është rritur edhe më shumë;
-Deficiti tregtar në mallra ka fluturuar nga 2.8 miliardë në 6 miliardë euro gjatë mandatit, një rritje rreth 120%, ndërsa bizneset dhe prodhuesit janë sulmuar e keqtrajtuar me taksa të larta dhe kushte të vështira pune;
-Çmimi i energjisë, si resursi kryesor i ekonomisë, është rritur disa herë dhe kjo qeveri ka gjeneruar inflacion kronik gjatë mandatit të tyre, duke e varfëruar kosovarin dhe, në fund, duke abuzuar me paranë publike me 100 euro bonuse, në tentativë për me ble votën;
-Ka kapur e zaptuar bordet dhe institucionet publike, duke e cenuar pavarësinë, por edhe duke shkatërruar meritokracinë dhe shpresën e shoqërisë për një vend me mundësi të barabarta”, ka shkruar Muharremi mes tjerash
Postimi i plotë:
Stuhi e Heshtur
Gjasat më të mëdha, maksimale, për me shku në opozitë i ka LVV.
-Gjatë qeverisjes 5 vjeçare kemi pasur rritje astronomike të çmimeve, ku standardi i jetesës dhe fuqia blerëse e kosovarit është gjunjëzuar;
-Kemi pasur bllokada dhe kriza më të dëmshme vitin e fundit, ku shumica absolute e qytetarëve e shohin LVV-në si fajtor dhe protagoniste;
-LVV është në trend rënieje apo korrigjimi dhe kjo është konfirmuar disa herë deri tani. Nga 50.2% në 42.3%, e pastaj 40% dhe 37% në matjet e fundit. Kushedi sa është sot, kur pakënaqësia është rritur edhe më shumë;
-Deficiti tregtar në mallra ka fluturuar nga 2.8 miliardë në 6 miliardë euro gjatë mandatit, një rritje rreth 120%, ndërsa bizneset dhe prodhuesit janë sulmuar e keqtrajtuar me taksa të larta dhe kushte të vështira pune;
-Çmimi i energjisë, si resursi kryesor i ekonomisë, është rritur disa herë dhe kjo qeveri ka gjeneruar inflacion kronik gjatë mandatit të tyre, duke e varfëruar kosovarin dhe, në fund, duke abuzuar me paranë publike me 100 euro bonuse, në tentativë për me ble votën;
-Ka kapur e zaptuar bordet dhe institucionet publike, duke e cenuar pavarësinë, por edhe duke shkatërruar meritokracinë dhe shpresën e shoqërisë për një vend me mundësi të barabarta;
-Kosova ka humbur përkrahjen aktive të SHBA-së dhe BE-së gjatë qeverisjes së LVV-së, ku aplikacioni i Kosovës për BE nuk është trajtuar për 3 vite, derisa BE ka vendosur masa apo sanksione për Kosovën. Dialogu Strategjik me SHBA-në është pezulluar, derisa Serbia ka forcuar pozicionin e saj në Washington DC;
-LVV ka përdorur përçarjen shoqërore dhe sulmet si mjet veprimi për me mbulu mungesën e kompetencës në qeverisje;
-LVV nuk ka lënë asnjë partner me të cilin mundet me bashkëpunu dhe me kriju shumicën e nevojshme pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Të gjithë indikatorët kryesorë e dërgojnë LVV-në me siguri të madhe në opozitë pas zgjedhjeve.
Kosova nuk e toleron dhe përballon më as teknikisht edhe një mandat shtesë të këtillë se defitici shkon në 10 miliardë euro e ekonomia mund të kolapsoj.
Çmimet e energjisë dhe produkteve dhe shërbimeve mund të dyfishohen nga ky nivel astronomik edhe një mandatë shtesë.
Bizneset tona do të bëhen më të dobëta nga importi vullkanik, ndersa kosova do të vazhdoj të zbrazet nga rinia të cilët gjithnjë e më shumë do të largonhen nga pamundësia me i përballu cmimet e larta dhe koston e jetesës.
Këto ndryshime me 28 dhjetor nuk do të vijnë me pompozitet e as me tupana, por janë një stuhi e qetë, e cila do ta ndryshojë pushtetin pas 4-5 vite qeverisjeje me kriza, pasiguri dhe marrëdhënie të vështira brenda dhe jashtë Kosovës.



