Muharremi: Në këtë situatë krizash e bllokadash, veç e kisha thirrë Bedri Hamzën në telefon edhe ia kisha dhënë çelësin e shtëpisë
Analisti Shenoll Muharremi ka shprehu përkrahje për kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza për kryeministër të vendit.
Muharremi në një postim ka shkruar: “Në këtë situatë krizash e bllokadash, me krejt çka kemi kalu gjatë 2025, veç e kisha thirrë Bedri Hamzën në telefon edhe ia kisha dhënë çelësin e shtëpisë”.
Postimi:
Në këtë situatë krizash e bllokadash, me krejt çka kemi kalu gjatë 2025, veç e kisha thirrë Bedri Hamzën në telefon edhe ia kisha dhënë çelësin e shtëpisë.
Nuk kisha mbajtë zgjedhje hic, me humbë kohë.
“Qe, Bedri, çelësi i shtetit. Formoje një qeveri me partitë tjera dhe sjellna stabilitet, normalitet dhe kthejna në binarë”.
A e keni pa njerin? I matun, serioz, i besueshëm… unifikues dhe i kompletuar. Nuk i hyn në hak askujt.
Nuk jemi na në situatë me zgjedhë me ba fushata, gjendja është e jashtëzakonshme, ashtu si edhe zgjedhjet.
Na po dojna me u stabilizu, me u kthy në normalitet.. e ku institucionet funksionojnë dhe ku ka siguri për të ardhmen.
Ku askush nuk linçohet dhe ku shoqëria nuk është e përçarë.
E pastaj, kur të kthehemi në gjendje normale, mundemi edhe me bisedu për politika publike e zhvillimore.. e zgjedhje normale.
Njëherë, na po dojna me qenë normalë dhe të sigurt!



