Muharremi për VV: Definicion i budallakisë politike

Muharremi për VV: Definicion i budallakisë politike

Njohë si i cështjeve politike, Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Vetëvendosje po i bën dëm Kosovës dhe vetës.

Sipas tij, Vetëvendosje po e rrezikon stabilitetin e vendit për interesa poltike.

“Ky është edhe definicion i budallakisë politike, për shkak se këta jo vetëm që po i bëjnë keq Kosovës, por edhe vetes së tyre”, ka shkruar ai mes tjerash

Postimi i plotë:

51% me i fitu edhe me i humb për inat e papjekuri politike, pas një viti të gjithë atyre krizave që i kaluam, është kulmi i dëmit për Kosovën.
Ky është edhe definicion i budallakisë politike, për shkak se këta jo vetëm që po i bëjnë keq Kosovës, por edhe vetes së tyre.
Me i ba kaq shumë dëm Kosovës, jo nga një armik, por nga një parti politike shqiptare, ka qenë e paimagjinueshme më herët.
E krejt kjo po ndodh pikërisht në ditën kur po shënojmë sakrificën e familjes Jashari, më 5 mars. Ata sakrifikuan fëmijët dhe jetën e tyre për këtë ditë. Ndërsa këta sot po e rrezikojnë stabilitetin e Kosovës për interesa të ngushta politike.
E ju që po i votoni, vendoseni gishtin në kokë dhe kuptoni që me fatin e këtij vendi nuk mund të luhet pafundësisht.

Shpërndaje në: