Muja hidhet në sulm pas vendimit të Kushtetueses – përmend një luftë kundër Qeverisë Kurti

Muja hidhet në sulm pas vendimit të Kushtetueses – përmend një luftë kundër Qeverisë Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka shpërthyer në sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit lidhur me ngërçin institucional.

Muja ka thënë se Kushtetuesja iu bashkua Kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufajt, të cilin partia në pushtet e sulmon sa herë që i jepet rasti, duke e akuzuar se luftën Qeverinë Kurti.

“I doli arapllaku edhe Gjykatës Kushtetuese e cila ju bashkua prokurorit Blerim Isufajt, kumbarës së lirimit të Millan Radoiçiqit, në luftën kundër Qeverisë Kurti”, ka shkruar Muja.

Shpërndaje në: