Muller: Nuk ka krizë te Bayerni
Në Champions League bavarezët u mundën nga Atletico Madrid-it me rezultatin 1 me 0 ndërsa në kampionat barazuan ndaj Koln. Një pikë e fituar në dy takimet e fundit, solli dhe reagimin e portierit të Bayernit, Manuel Nouer, i cili akuzoi skuadrën e tij se nuk dha maksimumin në fushën e blertë. Ai që hedh poshtë zërat se bavarëzët janë në krizë është sulmuesi Thomas Muller, i cili deklaron se nuk ka vënd për panik.
“Kemi fituar 8 takimet e para dhe në dy rastë ku nuk arritëm të merrnim tre pikët, menjëherë shpërthyen zërat,se tek Bayerni Mynihut ka krizë. Unë nuk mendoj kështu. Kemi arritur të grumbullojmë 16 pikë pas 6 javësh kampionat dhe nuk janë pak. Ecuria e deritanishme e tregon qartë se skuadra është në formë të mirë”
Më tej Muller shtoi se humbja në Champions League dhe barazimi në kampionat ndaj Koln-it nuk duhet ta shpërqëndojë skuadrën. Gjithashtu 27-vjecari nuk nguroi të komplimentente dhe trajnerin Carlo Ancelloti, i cili sipas Muller është duke bërë një punë të shkëlqyer tek bavarezët.



