Muller parakalon Toni Kroos, bëhet lojtari me më tepër trofe të fituar në karrierë

Muller parakalon Toni Kroos, bëhet lojtari me më tepër trofe të fituar në karrierë

Kur u duk se karriera e tij ishte në fund, ThomasMuller duket se ka ende për të dhënë në futboll, megjithse në një ligë jo kompetitive si ajo kanadeze.

Ish-futbollisti që gjithë karrierën e ndërtoi dhe më pas zhvilloi në Mynih me Bayernin arriti të sigurojë trofeun e parë me VancouverWhitecaps, duke u shpallur kampion me ekipin e tij. Ky ishte trofeu i 35-të në karrierën e 36-vjeçarit, i cili vendos një rekord sa i përket futbollistëve gjermanë.

Konkretisht Muller bëhet lojtari gjerman me më tepër trofe të fituar, 35 të tillë, duke lënë pas Toni Kroos, që ka 1 më pak, por deri pak orë më parë ishin në barazim. Në ndeshjen e fundit ai ishte protagonist ku realizoi gol me penallti, si dhe asistoi për një prej shokëve të skuadrës, ndërsa në fund shifrat ishin 4-2.

Muller ka zhvilluar një karrierë fantastike e të suksesshme, kulmuar me kupën e botës 2014 të cilën arriti ta fitojë me panzerat. Tripleta me Bayernin e Mynihut po ashtu nuk ka munguar, por dhe 13 tituj kampion në Bundesligë. Largimi i tij për herë të parë nga Mynihu u bë në verë, ku drejtuesit vendosën ta largojnë për shkak të moshës, me këtë të fundit që zgjodhi Kanadanë./Periskopi/

Shpërndaje në: