A mund ta paramendoni çka thotë Teuta Krasniqi për Zotin, besimin, fenë?
Ajo, tashmë ka një karrierë të pasur në skenë dhe në film, por edhe shumë eksperienca të suksesshme në botën e televizionit, shkruan “Kosovarja”.
Teuta, figura që e duan kaq shumë njerëz, po ja del në mënyrë të mrekullueshme edhe në rolin e nënës, që sigurisht do shumë më shumë përkushtim, ndjenjë e njerëzi sesa rolet që luan në film, teatër a televizion.
Aktorja e mirënjohur është edhe besimtare e devotshme. Ja çka thotë për Zotin, Besimin…
“Besimi nuk ka njësi matëse që të thuhet pak ose shumë. Askush për askënd nuk mund ta dijë sa beson, atë e di vetëm Zoti për secilin. Unë mendoj që besimi të jep një qetësi shpirtërore dhe e lehtëson jetën. Na bën më të përgjegjshëm dhe më pak paragjykues. Thjeshte na bën njerëz më të mirë”, thotë Teuta, transmeton “Kosovarja”.





