Mund të kualifikohemi
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj beson se Kuqezinjtë mund të kualifikohen për në Kupën e Botës ‘Russia 2018’.
Ai beson në këtë, përkundër pranimit të faktit se në grup me Kombëtaren gjenden kundërshtarë të fortë si Spanja dhe Italia.
“Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi ynë është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Memushaj në një intervistë për Supersport.al /Periskopi.com



