Mund të luftojmë për mbijetesë
Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka dhënë një deklaratë tejet të pazakontë.
Ylli francez thotë se në rast se skuadra e tij vazhdon me formën aktuale, do të luftojë për mbijetesë në La Liga.
“Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, ne do të luftojmë për mbijetesë në La Liga”, deklaroi Griezmann.
“Ne jemi të zemëruar dhe duhet të jemi të tronditur. Ne duhet të fillojmë të jemi vetvetja”.
Pas dy ndeshjesh në sezonin e ri, Atletico grumbulloi vetëm dy pikë. /Periskopi.com



