Mungesat e derbit PSG – Arsenal
Ndeshja e nesërme ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenal në kuadër të Ligës së Kampionëve do të ketë edhe disa të meta.
Disa nga yjet e të dyja skuadrave nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e cila pritet të jetë interesante.
Parisienët do të duhet t’ia dalin pa lojtarët si Maxwell, Javier Pastore, Thiago Silva dhe Serge Aurier, ndërsa ‘topçinjve’ do t’iu mungojnë Aaron Ramsey, Danny Welbeck i cili vuan prej kohësh nga një dëmtim dhe Per Mertesacker. /Periskopi.com



