Mungon ndaj Italisë, ky është mesazhi i Mavrajt para ndeshjes
Mërgim Mavraj dhe njëherë sot ka treguar se është një njeri me vlera të mëdha dhe që e dashuron shumë kombëtaren kuqezi.
Ai ka shkruar një mesazh për shokët e skuadrës në prag të ndeshjes në Facebook.
“E pamundur për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e kombëtares! Shpresoj që dëmtimet të mos më pengojnë më në të ardhmen. Ju dua fort!!!”, ka shkruar mbrojtësi i kombëtares.



