Munishi debuton me fitore, ka befasi në Ligën e Parë
Vushtrria ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Parë, duke mbajtur vendin e parë.
Vushtrriasit mundën Onixin në shtëpi 1:0 me golin e Eugen Rafunës, përcjellë Gazeta Olle.
Besa ka gabuar përsëri, duke barazuar në shtëpi.
Pejanët luajtën 1:1 me Kikën e Hogoshtit.
Ndërkohë Ismet Munishi ka debutuar me fitore te Vëllaznimi.
Gjakovarët mposhtën në udhëtim Bashkimin 1:0 me golin e Santos.
Liga e Parë:
Vushtrria – Onix 1-0
Besa – Kika 1-1
Bashkimi – Vëllaznimi 0-1.



