Munishi: Dolëm të pajtohemi por ndodhi krejt diçka tjetër

Munishi: Dolëm të pajtohemi por ndodhi krejt diçka tjetër

Munishi për tabloidin e lartëpërmendur thotë se ishte takuar me gjyqtarë nga Kosova vetëm për t’u pajtuar, duke ditur se ata shpesh herë e kanë përjashtuar atë nga loja, transmeton Sportali.net.

“Ne jemi dal mu pajtu. Se kam pas probleme me dy referat privatisht, Bajramin dhe Zeqirin.

Ne jemi dal thjeshtë mu pajtu me ta. Muhabetet tjera që janë dal masnej nuk merren përbaz”, ka thënë Munishi.

Sa i përket së ardhmes, trajneri i Dritës ka deklaruar se pas pak do ta ketë një mbledhje me drejtuesit e skuadrës gjilanase dhe do të merret vendimi për të ardhmen. Gjithashtu i zhgënjyer e pranon se kjo gjë ia ka humbur vullnetin.

“Unë me thanë të drejtën menjëherë kam mbledhje me kryesinë, dhe do të sqarohemi.

Më ka humb vullneti. Kjo është e montuar vetëm për karrierën time si trajner, ky është një sulm për karrierën time”, ka përfunduar trajneri i Dritës.

Më poshtë mund ta ndiqeni video/skandalin e referit kosovar, Bajram Gashi së bashku me trajnerin dhe analistin e njohur për futbollin kosovar.

Shpërndaje në: