Munishi kërkesë të veçantë për ‘Intelektualët’ në derbin ndaj Prishtinës
Drita sot është nikoqire e Prishtinës në derbin e javës të Vala Super Ligës së Kosovës. Ismet Munishi njihet për raportetet e ngrohta që arrin të bëjë me çdo tifozëri të klubeve që udhëheqë ai.
“Sot kam vetëm një kërkesë, të ndihemi krenar që jemi pjesë e klubit të madh Drita. Kemi ndeshje të vështir sot, pres përkrahjen e ‘Intelektualëve’ përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa unë dhe lojtarët do t’i mbajmë premtimet”, ka shkruar Munishi në rrjetin e tij social në Facebook.
Drita-Prishtina do të zhvillohet nga ora 14:00. /Periskopi.com



