Munishi: Tifozët e këtij klubi më duan për trajner

Munishi: Tifozët e këtij klubi më duan për trajner

Klubi gjilanas shkarkoi nga detyra trajnerin boshnjak, Amir Alagiç, pasi nuk arriti të kthjellte me rezultate skuadrën e njohur kosovare.

Por, ish-trajneri i Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë shton se ‘Intelektualët’ besojnë se ai është personi i duhur që do ta rikthente Dritën aty ku e ka vendin.

“Shumë shikues të Dritës dëshirojnë që unë të jem trajner i kësaj skuadre”, tha Munishi për Periskopin.

“Këtë e kërkojnë pasi e dinë se kush mund ta rikthejë këtë skuadër aty ku i takon. Prej të gjithë botës po më kërkojnë ‘Intelektualët’ që ta marrë këtë detyrë te Drita”, shtoi ai.

Në fund, Munishi premton se do ta bëjë superklub Dritën nëse emërohet trajner i tyre.

“Dritën do ta bëja një superklub, pasi ka super tifozëri”, përfundoi ai.

Aktualisht, Drita gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë të grumbulluara pas nëntë javësh në Super Ligë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: