Munishi vazhdon debatin me Challandes: A i njeh krejt lojtarët e Superligës selektori i respektuar?
Trajneri dhe analisti i njohur, Ismet Munishi i është kundërpërgjigjur sërish deklaratave të selektorit të Kosovës, Bernard Challandes.
Trajneri zvicerian në intervistën e fundit deklaroi se asnjë lojtarë i Superligës nuk është i aftë të luajë për Kombëtaren, transmeton Periskopi.
Munishi ka qenë ndër të vetmit që ka ngritur zërin që futbollistët e Superligës e meritojnë fanelën e Kosovës.
“A e di sa ekipe i ka Superliga selektori i respektuar? Sa lojtarë i njeh, a iu di emrat dhe sa ndeshje të Superligës i ka shikuar?”.
“Gjithmonë duke e përgëzuar për suksesin sepse e kemi pasur grupin shumë të fortë. Sidomos ndeshja kundër Ishujve Faroe jashtë shumë më ka pëlqyer”, ka thënë trajneri aktual i Vëllaznimit. /Periskopi



