Murati thotë se s’ka pagë të 13-të sivjet

Murati thotë se s’ka pagë të 13-të sivjet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka përgënjështruar një lajm që fliste për pagën e 13-të për sektorin publik.

Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është lajm i rremë, si dhe paga e 13-të është paraparë që të kaloj në ligjin e buxhetit për vitin 2026-të.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë!Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”, ka shkruar Murati./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: