Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Vedat Muriqi do të vazhdojë të luajë në Spanjë, duke i hedhur poshtë përfundimisht spekulimet për një rikthim të mundshëm në Turqi.

Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën për dy vjet të tjerë me Mallorcën, që nënkupton se ai do të jetë i lidhur me klubin ishullor spanjoll deri në vitin 2029, shkruan “Gazeta Express”, transmeton Periskopi.

29 vjeçari ishte transferuar më Mallorca në janar të vitit 2022 pas një eksperience dëshpëruese që e kishte në Itali me Lazion. /Periskopi/

Shpërndaje në: