Muriqi i pandalshëm, i jep fitoren ekipit të tij në garë për mbijetesë (VIDEO)

Muriqi i pandalshëm, i jep fitoren ekipit të tij në garë për mbijetesë (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë me Rizespor.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës ka shënuar në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij përballë Akhisarsporit
të Sokol Cikalleshit, shkruan Periskopi.

Muriqi shënoi në minutën e 72-të për një rikthim sensacioni (2-1), pasi në pjesën e parë ishin në disavantazh.

Prejuce Nakoulma (82′) vulosi rezultatin 3-1.

Rizespor ngjitet në vendin e 15-të me 18 pikë dhe largohet nga zona e rrezikshme përkohësisht.

Për Muriqin ky ishte goli i gjashtë në 19 ndeshje të këtij sezoni, ku ka asistuar edhe pesë herë të tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: