Muriqi i pandalshëm, këtë herë jep asist të mrekullueshëm (VIDEO)

Muriqi i pandalshëm, këtë herë jep asist të mrekullueshëm (VIDEO)

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer me fanellën e Rizesporit dhe ka shënuar gol edhe në ndeshjen e kësaj xhiro ku skuadra e tij po e luan kundër Konyasporit

Rizespor është duke fituar në udhëtim ndaj Konyasporit me rezultat 2-0 me golin e shënuar nga Vedat Muriqi dhe një nga Samudio, shkruan Periskopi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e 11-të në Superligën e Turqisë, ndërsa dha një asist të mrekullueshëm edhe te goli i dytë, i cili ishte i shtati këtë sezon.

Kujtojmë se Rizespor e nisi stinorin pranveror duke luftuar për mbijetesë, por fitoret e njëpasnjëshme kanë bërë që ata tanimë të jenë pretendentë edhe për një vend që të dërgon në Evropë. /Periskopi/

Shpërndaje në: