Muriqi në ekipin ideal të javës në La Liga

Muriqi në ekipin ideal të javës në La Liga

Vedat Muriqi ishte protagonist i Mallorcas në fundjavën që shkoi.

Ylli kosovar i realizoi tre gola në fitoren e ekipit ishullor ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të La Ligas.

Për këtë, prizrenasi është përfshirë në formacionin ideal të javës në kampionatin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi, i cili ka arritur në kuotën e 14 golave në La Liga këtë sezon, e mori notën 8,8, e cila njëherësh ishte njëra prej më të lartave e këtij ekipi.

Në sulm, shtatlarti nga Kosova e gjen veten i shoqëruar Ante Budimir në sulm, kurse në këtë formacion ideal gjendet edhe Lamine Yamal, që e kishte notën më të lartë, përkundër humbjes së Barcelonës.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e javës në La Ligan spanjolle./Periskopi/

Shpërndaje në: