Mushkolaj-Ahmetit: Të pres si analist në debate, në rrugë të duhur je

Mushkolaj-Ahmetit: Të pres si analist në debate, në rrugë të duhur je

Analisti Imer Mushkolaj ka replikuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, në lidhje me reagimin e këtij të fundit rreth marrëveshjes që u bë sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Mushkolaj tha se Ahmeti nuk ishte personi që duhej të fliste për marrëveshjet e vendit, pasi është kryetar i një komune dhe asgjë më shumë.

Pas kësaj Ahmeti përmes lidhjes telefonike tha se para se të jetë kryetar i Prishtinës, është edhe qytetar i vendit dhe kështu do i interesonte çdo marrëveshje që ndërmerret.

‘’Jam kryetar i kryeqytetit që ka qindra mijëra banorë dhe normalisht që e shprehi mendimin tim për marrëveshje të caktuara.’’

Mushkolaj replikoi duke i thënë se ‘’je në rrugën e duhur për analist, të pres në debat muajin e ardhshëm.’’

Ahmeti para pak minutash postoi një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku tha se ka të drejtë të dërgoj kallëzim penal për Qeverinë rreth lejimit të veturave me targa ilegale në Republikën e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombetare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republiken e Kosoves. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm.
Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të
ligjit. Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njejtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit.
Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti posht.

Shpërndaje në: