Mushkolaj kritikon Ramën: Ende nuk ka kabinet, po kalkulon për çështjen e presidentit me partinë
Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar për papërgjegjësi dhe arrogancë në ushtrimin e detyrës.
Sipas Mushkolajt, Rama është rizgjedhur kryetar prej 107 ditësh dhe është betuar në detyrë prej 77 ditësh, por ende nuk e ka zgjedhur kabinetin qeverisës me të cilin do ta udhëheqë Prishtinën për katër vjet.
“Po pret, po kalkulon, bashkë me partinë, me pa qysh po përfundon çështja e presidentit,” ka shkruar Mushkolaj, duke nënkuptuar se vonesat lidhen me kalkulime politike dhe jo me interesin e qytetarëve të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Perparim Rama është rizgjedhur kryetar që 107 ditë. Është betuar si kryetar që 77 ditë, por ende nuk e ka zgjedhur kabinetin, me të cilin do ta qeverisë Prishtinën për katër vjet. Po pret, po kalkulon, bashkë me partinë, me pa qysh po përfundon çështja e presidentit. Qr.
Kjo situatë tregon shumë për papërgjegjësinë dhe arrogancën e dështakut nga Londra ndaj qytetarëve dhe për LDK’në “institucionaliste”.



