Musliu: Albini nuk di e as nuk do me qeverisë, Albini do me sundu

Musliu: Albini nuk di e as nuk do me qeverisë, Albini do me sundu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu duke pyetur se edhe sa shanse populli duhet t’ia jap kryeministrit aktual Albin Kurti, ka theksuar edhe se Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike dhe se qytetarët nuk votuan për stagimin.

Poashtu Musliu ka theksuar se Kurti nuk din e as nuk don të qeverisë, por ai don me sundu.

“Mandati i madh është përgjegjësi e madhe. Dhe kur një lider merr një besim kaq të fuqishëm nga qytetarët, ai nuk ka luksin të dështojë në detyrën më themelore: ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të shtetit, sepse, në fund, demokracia nuk matet me fjalë dhe premtime, por me rezultate konkrete për qytetarët.Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me SUNDU!”, shkruan Musliu.

Postimi i plotë:

EDHE SA SHANSA DUHET POPULLI T’IA JAPË ALBIN KURTIT?

Populli i Kosovës i dha tri herë radhazi Albin Kurti besimin më të madh politik në historinë e pasluftës. Me krejt dështimet e tij në dy mandatet e para, qytetarët i dhanë një mandat me mbi 50% për të ndërtuar institucione stabile, për të marrë vendime dhe për ta çuar vendin përpara.

Por sot, përballë bllokadave dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve, lind një pyetje legjitime: edhe sa shansa duhet t’i japë populli një qeverisjeje që nuk arrin ta kthejë besimin në rezultate?

Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike. Qytetarët nuk votuan për stagnim, as për arsyetime të pafundme. Ata votuan për përgjegjësi, veprim dhe institucione që funksionojnë.

Mandati i madh është përgjegjësi e madhe. Dhe kur një lider merr një besim kaq të fuqishëm nga qytetarët, ai nuk ka luksin të dështojë në detyrën më themelore: ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të shtetit, sepse, në fund, demokracia nuk matet me fjalë dhe premtime, por me rezultate konkrete për qytetarët.

Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me SUNDU!

Shpërndaje në: