Musliu: Arabia është çerdhe e ekstremizmit dhe vahabizmit
Osman Musliu, imam i xhamisë së Drenasit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se sulmet në Medinë tregojnë se Arabia Saudite është çerdhe e ekstremizmit dhe vahabizmit.
“Për sulmet në Medinë mund të them që krimineli është kthyer në vendin e krimit. Krimineli nuk shikon a është Ramazan apo Bajram. Ai nuk zgjedh mjete për ta arritur qëllimin e vetë”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova nuk është aspak çerdhe e radikalizmit dhe ekstremizmit fetar.
“Që ka rrezik në Kosovë është e vërtetë, e gjithashtu ka ekstremizëm. Por, të thuhet se Kosova është burim i ISIS-it për rajon dhe më gjer, kjo është e tepërt. Nuk e di se nga i ka marrë informatat gazeta New York Times informatat” ka thënë imami Musliu.



