Musliu: Nesër nuk protestojmë për të sulmuar drejtësinë, por për të mbrojtur të vërtetën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në mbështetje të protestës kundër padrejtësisë, e cila organizohet nesër.
Ajo ka bërë me dije se nesër nuk protestohet për të sulmuar drejtësinë, por për të mbrojtur të vërtetën.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj.
“KUR HESHT BOTA, FLASIM NE. Nesër nuk protestojmë për të sulmuar drejtësinë, protestojmë për të mbrojtur të vërtetën. Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj. Ajo po ndjek çlirimtarët, ndërsa kriminelët e vërtetë ecin të lirë. Ne nuk heshtim. Kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë. Për UÇK-në. Për dëshmorët. Për viktimat e luftës. Për çlirimtarët. Për të ardhmen tonë”, ka shkruar Musliu.



