Musolli: Unë jam rrit në Kosovë, dua të luaj për vendin tim
Besar Musolli është futbollisti më i ri që është ftuar për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll për ndeshjet kualifikues.
Kampioni i Shqipërisë me Kukësin, u shpreh tejet i lumtur që pa emrin e tij në listën e Albert Bunjakit.
“Normalisht është një nder dhe krenari për cdo futbollist që ta përfaqësoj vendin e tij. unë ndihem mjaftë mirë”, ka thënë Musolli.
Mesfushori shpreson për një rezultat pozitiv ndaj Turqisë, ndërsa flet edhe për zgjedhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Presim ta japim maksimumin. Turqia ka një super ekip dhe shpresoj për një rezultat pozitiv. Sa i përket Shqipërisë unë jam rrit këtu, dhe sigurisht që dua të luaj për vendin tim. Por ne jemi një dhe kjo nuk ka dallim për mua”, është shprehur lojtari i Kukësit.
Kosova sot zhvilloi përgatitjet e saja të parat para ndeshjes me Turqinë, që luhet në “Loro Boriqi” të Shkodrës më 11 qershor.



